Anija e dyshuar me mbetje toksike/ Garo: Hetime hermetike, SPAK po shihet si alternativë e mundshme (VIDEO)

Anija e dyshuar me mbetje toksike/ Garo: Hetime hermetike, SPAK po shihet si alternativë e mundshme (VIDEO)

Anija që dyshohet se ka mbetje toksike ndodhet prej një jave në det të hapur në radë. Në një raportim për MCN Live gazetarja Ervina Garo tha se në bordin e anijes kanë shkuar përfaqësues të Autoritetit Portual Durrës për kryerjen e procedurave përkatëse. Ajo shtoi është alternativë hetimi i çështjes nga SPAK. 

Anija e dyshuar që ka mbetje toksike në bordin e saj, krahas ngarkesës tjetër, vazhdon të qëndrojë në radën e jashtme të portit.  Nuk ka ende asnjë vendim nga Autoriteti Portual që anija të hyjë brenda Portit të Durrësit. Nga e premtja në orën 14:00 në bordin e anijes kanë hipur përfaqësues të Autoritetit Portual Durrës për kryerjen e procedurave përkatëse. Që kur ka ardhur në radë, anija qëndron e palëvizur dhe s’ka ende një vendim nga asnjë organ, përveç lëvizjes nga Prokuroria që vendosi sekuestrimin e kontejnerëve. Autoriteti Portual s’ka pranuar fillimisht që të fusë anijen në hapësirën portuale, por më pas ka pasur një deklaratë, që po bashkëpunohet me institucionet për të gjetur një vend të përshtatshëm, në përputhje me kërkesat e prokurorisë”.

E pyetur a është diskutim që të shkojë çështja në SPAK, Garo thotë: “Juristët e shohin si alternativë të mundshme, por s’ka një hap të tillë të hedhur nga organi akuzës. Hetimet duket se janë hermetike”.

Garo bën me dije se sipas kampioneve të Rrjetit të Bazelit dyshohet se anija ka mbetje arseniku. Gazetarja shtoi se anija është shqetësim në komunitet, për sa kohë është kaq pranë Durrësit, dhe dyshohet të ketë mbetje toksike.   
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy