Dhuna ndaj avokatit Mëngjesi, Nuri: Nuk është  zbardhur. Nuk përjashtohet pista që mund të ketë lidhje me çështjen Berisha (VIDEO)

Dhuna ndaj avokatit Mëngjesi, Nuri: Nuk është zbardhur. Nuk përjashtohet pista që mund të ketë lidhje me çështjen Berisha (VIDEO)

Avokati Franc Nuri tha në studion e MCN Live se çështja e dhunës së avokatit Sokol Mëngjesi nuk mund të quhet e zbardhur, pasi mungon dëshmia e viktimës, ballafaqimi i deklaratave të autorëve dhe arrestimi i të kërkuarve.

Duke vijuar, Nuri tha se pista se kjo ngjarje mund të ketë lidhje me çështjen Berisha nuk përjashtohet.

 

Drupal Ad

 

 

 

 

Nuk jam dakord me faktin që çështja është zbardhur. Nuk jam i bindur që çështja është zbardhur. Kam një version, çështja zbardhet kur shprehet prokuroria, e çon në gjykatë dhe gjykata jep një verdikt. Policia nuk e ka zbardhur. Çështja nuk është zbardhur ende. Nuk mund të zbardhet se viktima është në gjendje kome, nuk flet, duhet dëgjuar versioni i tij. Ai mund të vijojë edhe për disa ditë dhe nuk e jep dëshminë. Është vetëm një person i arrestuar dhe 3 janë në arrati.

Personi i dytë i ndaluar, Dritan Nano qësipas policisë që është porositësi, e mohon kategorikisht që të ketë gisht. Si mund të jetë e zbardhur kur që të dy të ndaluarit japin versione të ndryshme të ngjarjes. Ne nuk kemi dëshminë e personit të dëmtuar. Pa u arrestuar të gjithë, pa u marrë në pyetje autorët, pa u ballafaquar deklarimet e të gjithëve çështja nuk është e mbyllur.

Duhet të kryhen veprime hetimore në aspektin e hetimit të thelluar, në përgjimin e telefonave, në përgjimet ambientale dhe me arrestimin e autorëve. Kjo ngjarje nuk mund të quhet e zbardhur kaq shpejt. Në disa media, që në mëngjes, pa u ndaluar një nga autorët u fol se ka të bëjë me konflikt pronësie. Si e dinë mediat që herët paradite që ishte për pronësinë dhe më pas i pari që u dorëzua, u dorëzua pasdite.

Ne nuk mund ta përjashtojmë që mund të ketë lidhje me Berishën. Është pistë që duhet hetuar edhe Gjokutaj nuk e përjashton këtë pistë dhe mesa kuptova edhe ai ka dyshimet e veta në lidhje me faktin dhe me çfarë ka ndodhur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy