Kryeministri britanik mund të hetohet për favore partiake (VIDEO)

Kryeministri britanik mund të hetohet për favore partiake (VIDEO)

Autoritetet policore në Britani të Madhe pritet të vendosin nëse do ta hetojnë kryeministrin Boris Johnson për vepër të mundshme kriminale në kohën kur ishte kryetar i Londrës.

Dyshohet se ai e ka trajtuar me favore biznesmenen Jennifer Arcuri për shkak të miqësisë që kanë mes vete. Hetimin e këtij rasti e kërkoi Autoriteti i Lartë i Londrës, shkruan “BBC”.

Vetë kryeministri ka mohuar se ka bërë ndonjë shkelje, ndërsa një burim qeveritar tha se paraqitja e rastit në polici është veprim i motivuar politikisht.

Dyshimet e para lidhur me miqësinë e kryeministrit me biznesmenen e teknologjisë u ngritën fundjavën e kaluar nga gazeta “Sunday Times”. Kjo gazetë shkroi se zonja Arcuri ishte bërë pjesë e misioneve tregtare, të cilat udhëhiqeshin nga Johnsoni-i në kohën kur ai ishte kryetar i Londrës.

Për më tepër, besohet se kompania e saj i kishte marrë mijëra funte përmes granteve të sponzorizimit.

Zyrtari monitorues i Autoritetit të Lartë Londinez, detyra e të cilit është përcjellja e punës së kryetarit të qytetit dhe kabinetit të tij, tha se i ka dërguar letër zyrës së pavarur policore lidhur me veprimet e kryeministrit.

Qeveria britanike reagoi përmes një deklarate ndaj kësaj nisme. Në deklaratë, mes tjerash, thuhet: “Kryeministri, si kryetar i Londrës, ka bërë punë të madhe gjatë reklamimit të qytetit tonë nëpër botë”.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy