Vaksinimi i mësuesve nga Kosova në Shqipëri/ SBAShK i kërkon takim ministrit Vitia

Vaksinimi i mësuesve nga Kosova në Shqipëri/ SBAShK i kërkon takim ministrit Vitia

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka falënderuar kryeministrin Edi Rama dhe Qeverinë e Shqipërisë për vullnetin e treguar për vaksinimin e një numri të mësimdhënësve.

SBASHK -u po ashtu falënderon Qeverinë shqiptare për vullnetin e treguar dhe pret nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit të Kosovës që të dalin me një deklarim zyrtar dhe me një plan konkret se si do të realizohet aktiviteti i vaksinimit të punëtorëve arsimor, aktivet ky që nuk do të jetë edhe i lehtë për t’u realizuar pasi që sektori i arsimit ka numër të madh të të punësuarve.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës bën të ditur se i ishte drejtuar me apel publik Qeverisë së kaluar të Kosovës që me rastin e fillimit të procesit të vaksinimit ta kenë prioritet sektorin e arsimit, duke ofruar edhe argumentet e bazuara për këtë kërkesë. Po ashtu, SBASHK-u më 29 mars i është drejtuar me shkresë ministrit Vitia, duke kërkuar një takim me të.

 “Duke sqaruar arsyen e takimit SBASHK-u i kishte cekur në shkresën drejtuar ministrit Vitia se  ‘në këtë takim do të bashkëbisedonim për gjendjen aktuale në arsim dhe në rrethanat e krijuara nga pandemia dhe për mundësinë që punëtorët arsimor të jenë të përfshirë në listën prioritare për vaksinim’. Këtë kërkesë nuk po e bëjmë që të jemi të privilegjuar, por sektori i arsimit është nga më të prekurit nga COVID-19 dhe prandaj vaksinimi me prioritet i punëtorëve të këtij sektori do të krijonte siguri dhe mundësi reale që viti shkollor të vazhdonte nëpër institucionet arsimore, ashtu si është kërkesë dhe dëshirë e arsyeshme e institucioneve, SBASHK-ut dhe qytetarëve të Kosovës në përgjithësi”, thuhet në njoftim.

SBASHK-u më tej thekson se është në pritje të këtij takimi për të bashkëbiseduar për këtë çështje dhe për të marrë informacione nga dora e parë edhe lidhur me deklaratën që mediet e Kosovës e kanë bërë publike, të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për gatishmërinë e shtetit shqiptar, që pasi ka bërë vaksinimin e një numri të konsiderueshëm të punëtorëve shëndetësor të Kosovës, të ndihmojë edhe në vaksinimin e punëtorëve në sektorin e arsimit të shtetit tonë.

Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një takimi në Rogozhinë konfirmoi se mësuesit e Kosovës do të vaksinohen në Shqipëri, pas kërkesës së kryeministrit, Albin Kurti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy