Sërish plagjiaturë? Fushata e lançuar nga Melania Trump nuk është aq e re sa duket

Sërish plagjiaturë? Fushata e lançuar nga Melania Trump nuk është aq e re sa duket

Zonja e Parë e Amerikës kritikohet sërish për plagjiaturë. Melania Trump prezantoi dje fushëtn e saj për sigurinë online të fëmijëve “Be Best”. Por teksti dhe grafikat e përdorura në funksion të saj dukets e janë pothuajse identike me një version më të hershëm të publikuar gjatë administratës Obama, në vitin 2014.

Broshura e fushatës përshkruhet në faqen online si një nismë e “Zonjës së Parë Melania Trump dhe Komisionit Federal të Tregtisë”.

Por pasi u vunë re ngjashmëritë me variantin e administratës Obama, teksti në versionin e ri u ndryshua në “Broshurë e Komisionit Federal të Tregtisë, e mbështetur nga Zonja e Parë”.  

Në prnomovimin e iniciativës së saj në Shtëpinë e Bardhë të hënën, zonja Trump tha se ka për qëllim që me anë të saj të promovojë jetesën e shëndetshme, përdorimin pozitiv të mediave sociale dhe luftën kundër abuzimit me drogërat.

“Siç e dimë të gjithë, mediat sociale mund të kenë ndikim pozitiv dhe negative te fëmijët tanë, por shumë shpesh ato ndikojnë negativisht mbi ta”, tha ajo.

Vendimi i Melania Trump-it për t’u fokusuar në bullizmin kibernetik ka ngritur pikëpyetje mbi sjelljen e të shoqit, i cili e përdor shpesh “Tuiterin” për të sulmuar dhe fyer kundërshtarët e tij.

Në vitin 2016, zonja Trump u akuzua për plagjiaturë kur mbajti fjalimin e saj, i cili në shumë pasazhe ngjante me atë të ish-Zonjës së Parë, Michelle Obama, në vitin 2008.

Pasi gazetarë dhe komentatorë evidentuan menjëherë ngjashmërinë mes dy fjalimeve, Meredith Mclver, pjesëtare e stafit të administratës Trump, e cila e kishte shkruar fjalimin e Melanias, pranoi se kishte marrë paragrafë nga fjalimi i zonjës Obama. / BBC / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy