Dhunimi i 22-vjeçares keniane/ Çipa: Rasti po merr përmasa, po hetohet në detaje (VIDEO)

Dhunimi i 22-vjeçares keniane/ Çipa: Rasti po merr përmasa, po hetohet në detaje (VIDEO)

Kreu i unionit të gazetarëve, Aleksandër Çipa në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me ngjarjen e rëndë ku një 22-vjeçare keniane është dhunuar në mënyrë barbare në gusht të këtij vitit dhe ngjarja është mbajtur e fshehtë për gati 3 muaj.

Ai tha se tashmë rasti po merr përmasa të mëdha në raportime dhe se po hetohet në detaje. Sipas tij, ky rast tashmë ka marrë dhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe kur rastet vihen në vëmendjen mediatike sjell pa diskutim dhe lëvizjen e institucioneve.

Kam ndjekur dje raportimet dhe më vjen mirë që ky kazus është vendosur tashmë në fokus dhe investigimit të thelluar. Kam përshtypjen se ky rast tashmë s’mund të ndalet më dhe më vjen mirë për këtë dhe besoj se personat që kanë dashur të s’fumojnë këtë rast nuk mund ta fshehin më. Fakti që mediat po e mbajnë në fokus dhe raportojmë vazhdimisht dhe po inkurajon tashmë një hetim më të thellë mendoj se ky rast nuk do kaloj pa vëmendje dhe mendoj se ky rast po raportohet dhe në mediat e huaja dhe besoj se do ketë reagime të organizatave. Sa herë shtohet vëmendja mediatike, shohim që dhe institucionet lëvizin, jemi të vonuar në kohë është e dëmshme, por nuk mund të mbulohet më. Ndjeshmëria publike është e jashtëzakonshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy