Emily Ratajkowski u rikthye në Instagram të dielën pas një pauze disa javore. Modelja zbuloi look-un e ri të flokëve, ndërsa veshja e saj ndriçonte.
Ajo kishte veshur një bluzë argjendi mahnitëse të gjatë deri te këmbët, së bashku me pantallona të zeza dhe aksesorë të shkëlqyeshëm për të kompletuar pamjen.
Nuk është hera e parë që modelja 30-vjeçare ndërron look-un e flokëve.

Në qershor 2020, Ratajkowski bëri një ndryshim dramatik duke i lyer flokët e saj kafe në bionde platin.
Është e paqartë se kur u largua nga rrjetet sociale Ratajkowski, por ajo e pranoi mungesën e saj nga mediat sociale, duke thënë se ishte e zënë "duke qenë nënë dhe duke punuar".

Sylvester është fëmija i parë i Ratajkowski me bashkëshortin e saj, Sebastian Bear-McClard, me të cilin u martua në shkurt 2018 pas një romance disavjeçare.



