
Analisti Neritan Sejamini i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se Dritan Rexhepi është një trafikant ndërkombëtarë dhe kjo nuk është ekzagjëruese pasi ai ka një rol të rëndësishëm në botën e krimit.
Është trafikant i rëndësishëm dhe kjo është e padiskutueshme, kemi të bëjmë me një trafikant të madh ndërkombëtarë. Nuk bëhet fjalë që është diçka e vogël dhe e ekzagjeruar, por që është i rëndësishëm është. Është lojtar I madh në krimin ndërkombëtarë. Mediat më të rëndësishme të biznesit në botë kanë shkruar për Dritan Rexhepin, ndikimin e tij në ekonomitë e vendeve.



