Komisioni Evropian ka njoftuar se Ursula von der Leyen ka kryer një bisedë telefonike me presidentin, kinez Xi Jingping.
Telefonata u bë në lidhje me iniciativën e mbledhjes së fondeve që do të përdoret për të financuar kërkime mbi vaksinat, trajtimin dhe diagnostikimin për koronavirusin.
Zëdhënësi ekzekutiv i komunitetit, Eric Mamer, e njoftoi këtë teksa iu përgjigj gazetarëve, të cilët e pyetën nëse von der Leyen e kishte ngritur çështjen e dezinformimit me kryeministrin kinez apo jo.
Mamer deklaroi se mbledhja e fondeve "do të fillojë të hënën" dhe se "gjatë telefonatës nuk është folur për ndonjë çështje tjetër".



