Rishikimi i kufijve të zonave të mbrojtura, Terihati: I hapet rrugë dëmtimit të mjedisit

Rishikimi i kufijve të zonave të mbrojtura, Terihati: I hapet rrugë dëmtimit të mjedisit

Avokati Franz Terihati, përfaqësuesi i një prej 11 organizatave që kanë paditur Këshillin e Ministrave dhe kërkojnë shfuqizimin e VKM që prek zonat e mbrojtura, për seancën gjyqësore të një dite më parë, shpjegoi se bëhet fjalë për dy vendime të Këshillit të Ministrave të vitit 2022.

Në një lidhje për studion e MCN Tv, deklaroi se bëhet fjalë për dy vendime që parashikojnë rishikimin e kufijve dhe sipërfaqet e zonave të mbrojtura, duke iu ndryshuar apo hequr statusi.

Terihati tha se padia është bërë ndaj Këshillit të ministrave dhe Këshillit Kombëtar për Mbrojtjen e territorit

Gjithë procesi është miratuar në kundërshtim me ligjin. Referuar gjithë kundërshtive të rreth 48 organizata mjedisore, 11 prej të cilave janë paditëse në proces, kanë kërkuar që të mos miratohet rishikimi i zonave të mbrojtura se nuk është respektuar procedura, nuk ka pasur konsultim publik.

Nuk është respektuar as se kush duhet ta inicionte procesin. U iniciua nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura. Nuk ka rishikim për ndikimin në mjedis.

Ekspertët janë, mendojmë se është e qëllimshme mungesa e ekspertizës, se organizatat kanë dërguar kërkesa. Kjo gjë nuk mund të bëhet për një kohë kaq të shkurtër se për secilën zonë duhet bërë në një kohë të caktuar, dhe jo një e përbashkët.

Ndaj duhet ndjekur rregullat e procedurës. Organizatat mjedisore palë në proces, por edhe ekspertë që nuk janë të angazhuar, por dhe akademik kanë hartuar disa vlerësime psikologjike që pasqyrojnë dëmtimet që i vijnë mjedisit.

Në këtë fazë që është procesi është kundërshtuar vendimi i përgjithshëm për rishikimin e zonave të mbrojtura, se në bazë të këtij vendimi i hapet rrugë atyre proceseve që mund të dëmtojnë mjedisin.

Pasojat kryesore janë, dëmtimi i specieve dhe habitateve që preken nga zonat e mbrojtura, se nuk do kenë me mbrojtjen që garanton ligjin, i cili parashikon kufizimin e disa aktiviteteve në to, ndër të cilat edhe zhvillimin e aktiviteteve ekonomike.

Në rastin e parë të VKM janë trajtuar 33 zona të mbrojtura, 10 janë hequr fare, ndërsa për 23 të tjera kemi ndryshim sipërfaqe, kufijsh dhe ulje statusi.

Kemi dhe një vendim tjetër që shqyrton parqet kombëtare. Për vendimin e parë liqeni i Shkodrës, Karaburuni, Syri i Kaltër, për paraqet kombëtare, Lura, Qafë Shtama etj.

Gjatë gjithë procesit dy vjeçar, nuk kemi pasur asnjë feedback, maksimumi që është bërë nga organet publike, janë zhvilluar dy takime dhe pretendimet e organizatave mjedisore nuk janë marrë fare parasysh.

Kur ka iniciuar procesi gjyqësor, nuk kishin fare përfaqësues që të mbronin vendimet që kanë marrë vetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy