
Hakerat që sulmuan portalin E-Albania kanë paralajmëruar nxjerrjen e të tjera të dhënave sensitive të qytetarëve të hakeruara në sistemet e AKSHI-t.
I pyetur nga MCN ministri i Mbrojtjes pranoi se nga sulmi nuk janë prekur vetëm sistemet e mbrojtjes dhe sigurisë, teksa refuzoi të japë një përgjigje mbi hezitimin e qeverisë për të bërë transparencë ndaj kësaj çështje.



