Çani: Banda më e madhe është Policia e Shtetit

Çani: Banda më e madhe është Policia e Shtetit

Gazetari Arian Çani tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” se shoqëria shqiptare duhet të reflektojë nëse janë bandat problemi në këtë vend, apo shteti që bashkëpunon me ta.

Sipas tij, banda më e madhe është Policia e Shtetit, “doja të thoja këtë gjë që në 2013, një nga gjërat që kam qenë dëshmitar, është se duhej dhjetëfishuar buxheti për Policinë e Shtetit, që do të thotë “policia duhet të jetë një armë në duart tona, duhet të trembë njerëzit””, shtoi më tej Çani.

Pjesë nga debati në emisionin “Të Paekspozuarit”:

“Ky vend është i varfër dhe nuk prodhon asgjë, dihet se ky është 70% korridor trafiku, ky vend jeton me paratë e trafikut, kujtaj tonelata. Kjo nuk ka ndodhur në kohën e ramës por ka kulmuar në kohën e Ramës. Tani këto para bëhen biznese, është një rreth i tërë që ushqen njëri-tjetrin. Unë nuk di të kemi ndonjë industri. Ndoshta nuk kemi pse e ndryshojmë. Kolumbia ndryshoi edhe pse për njëfarë kohe ishte ashtu, por u vranë prokurorë”, tha Zheji.

“Ne kemi hedhur dhjetra juristë në rrugë”, tha lala.

“Çmimi është vrasja Klodi. Përderisa jemi në një vend ku nuk ka një ekonomi normale dhe të varfër në të gjitha aspektet sigurisht nuk çuditem dhe them ndonjëherë si ka mundësi që i mban mend gjithë këto emra anonimë. Në një moment ne duhet të refektojmë, janë këta problemi apo shteti që bashkëpunon me ta, apo policia që bashkëpunon me të. E dini ju që banda më e madhe është policia e shtetit. Sot kryeministri aktual ka pasur një strategji, përveçse të godiste sistemin e drejtësisë, të inspiruar nga Erdogani, ai e bëri me ushtrinë ky e bën me gjykatësit. Doja të thoja këtë gjë që në 2013, një nga gjërat që kam qenë dëshmitar, është se duhej dhjetëfishuar buxheti për Policinë e Shtetit, që do të thotë “policia duhet të jetë një armë në duart tona, duhet të trembë njerëzit”. Unë nuk jam duke akuzuar çdo polic, por për disa syresh që kanë gjëra në dorë dhe për mua këtu duhet të jetë fokusi i medias dhe jo emra”, tha Çani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy