KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Artur Gaxha.
Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive nuk kishte konstatuar probleme në pasurinë e Gaxhës, por KPK e përmbysi atë në séance.
Gaxha në fjalën e tij e cilësoi raportin e KPK me gabime të rënda dhe të pabazuar në prova.
Komisioni konstatoi pamundësi financiare të Gaxhës për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe180 m2 në Tiranë në vitin 2015 për shumën 200 mijë euro. Si burim krijimi të kësaj pasurie, ai ka deklaruar një kredi në vlerën 120 mijë euro, 41 mijë euro të përfituara nga shitja e një apartamenti në Golem, 1.5 milionë lekë nga shitja e një automjeti dhe kursime familjare.
Përpos kësaj, janë konstatuar edhe parregullësi të tjera në lidhje me pasurinë.
Gaxha e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995. Ai ka punuar për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Tiranës, ndërsa në vitin 2016 u emërua gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë.
Largimi i Gaxhës redukton edhe më tej numrin e gjyqtarëve në Apelin e Tiranës, ndërkohë që 13 mijë çështje janë në radhë për shqyrtim.



