Ditën e sotme në Itali janë rregjistruar 10.407 raste të reja me koronavirus. Sipas autoriteteve shëndetësore atje në 24 orët e fundit janë kryer 81.285 teste, duke rritur shkallën e pozitivitetit me 12.8%.
Ndërkohë sot numri I vdekjeve është 261, kundrejt 459 të një dite më parë.
Në total, që nga fillimi i epidemisë, rastet kanë arritur në 2,038,759, ndërsa viktimat janë 71,620. Aktualisht rastet pozitive janë 580.941, ndërsa në karantinë janë 555.055 njerëz.



