Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka thënë mendimin e saj në lidhje me deklaratat negative të ish-kryeministrit Sali Berisha për këshilltarët e kryedemokratit Lulzim Basha.
E pyetur nga gazetarja Nisida Tufa në emisionin “Kjo Javë” në News24 se Berisha tha që këshilltarët e zgjedhur nga Basha ishin mizerabël, Grida Duma tha se nuk mund të komentojë mbi asnjërin prej kolegëve, anëtarëve apo kontribuuesve të Partisë Demokratike.
Duma komentoi edhe marrëdhënien me ish-kryeministrin Sali Berisha. “Si me këdo, si me të gjithë kolegët. Kam komunikim, është normale kjo gjë,” tha ajo.
Zëdhënësja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Grida Duma, ka sqaruar nëse PD do të bëjë një opozitë konstruktive me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Ajo tha se sheh një disaskordancës mes deklarimeve verbale dhe qëndrimeve të LSI-së duke marrë si shembull votimin për rritjen e çmimit të ujit.
“Është më mirë të pyesni LSI-në në lidhje me opozitën konstruktive. Unë shoh një disaskordancë mes deklarimeve verbale dhe qëndrimeve. Si rritja e çmimit të uji. Qëndrimi ishte i ndryshëm para votimit dhe nga votimi doli që i jepte ujë rritjes së çmimit të ujit të qeverisë. Nuk dua t’i gjykoj lëvizjet për aq kohë sa nuk sjellin një produkt. LSI-së i takon të tregojë se ku qëndron vetë dhe të bindë shqiptarët,” tha Duma.



