Vendimi i Ministrisë së Arsimit për rikthimin e studentëve në auditore, ka nxitur edhe reagimin e PD, të cilët e cilësojnë më shumë si rrezil për jetën e studentëve.
“Urdhri i Ramës nëpërmjet Besës, për të rikthyer me forcë studentët në auditore, nuk bëhet për hallin e Universiteteve. Sot, asnjë vend fqinj apo në rajon nuk ka ndërmarrë një iniciativë të tillë, megjithëse ato kryejnë rregullisht me mijëra testime dhe kanë një panoramë të vërtetë të pandemisë”, tha ish deputeti Luçiano Boçi në një deklaratë për shtyp.
“E urdhëroi, ndërkohë që nuk ofron asnjë testim për pedagogët dhe studentët, që kushtet higjeno-sanitare në konvikte e ambiente universitare janë mizerabël, kur e di mirë që shkelen të gjitha protokollet e sigurisë. E urdhëroi, me ndërgjegje të plotë, kur ende akoma nuk ka miratuar një hapje definitive për udhëtimet ndërqytetëse dhe Tirana është zonë e kuqe. E urdhëroi duke rrezikuar jetët e studentëve e pedagogëve”, theksoi Boçi.
Sipas tij, “kërkohet të plotësohet më në fund ëndrra e kontrollit të Universitetit të Tiranës. Kërkon që nën mjegullën e pandemisë të vjedhë e grabisë zgjedhjet në UT”.



