Nga producent në protagonist. Por kësaj radhe historia është jeta e tij, ndoshta momenti më i vështirë. Dita e gjykimit po afrohet për Harvey Weinstein. Më 6 janar, producenti i fuqishëm i Hollivudit, i akuzuar për ngacmim dhe përdhunim do të paraqitet para gjykatësit dhe nje pjesë e madhe e femrave që kanë rënë viktimë (80 të tilla të pretenduara) e ngacmimeve të tij do ta presin në sallën e gjyqit.
I shtyrë disa herë në mënyrë të përsëritur, gjyqi që mbahet në katin e pesëmbëdhjetë të gjykatës në Downtown Manhattan do të jetë gjithashtu edhe një shfaqje mediatike: mbi 150 reporterë kanë kërkuar të marrin pjesë. Çështja varet nga dy "superdëshmitare” - Mimi Haleyi, ish-ndihmëse në kompaninë e produksionit “Weinstein and Co”. dhe një tjetër grua që deri tani mbetet anonime - të cilat arritën të kapërcejnë barrierat ligjore në hapjen e një çështjeje penale. Akuza kundër Weinstein janë ngritur gjithashtu në Los Angeles, Londër dhe Kanë, por gjyqësori i Nju Jorkut është i vetmi deri më tani që ka arritur ta sjellë Weinstein para trupës. Gra të tjera që e akuzojnë po negociojnë dëmshpërblime.
Çështja Weinstein u hap në tetor 2017 kur “New Yorker” dhe “New York Times” zbuluan njëkohësisht skandalin: pas Weinstein, një zinxhir burrash të tjerë të fuqishëm në botën e shobizit përfshirë Leslie Moonves, Charlie Rose, Matt Lauer dhe Brett Ratner, janë vënë nën akuzë. Për shumë prokurorë, ideja për ta parë "burrin me robëdeshambër" para një gjykatësve ishte e paimagjinueshme kur ish-shefi i Miramax ishte në kulmin e pushtetit të tij. Shumë do të paraqiten në sallën e gjyqit për t'i dhënë forcë dëshmive të gjashtë dëshmitarëve, përfshirë aktoren e "Soprano", Annabella Sciorra, e cila akuzon ish-producentin se e përdhunoi në New York në vitet ‘90.



