Limaj: Ideja e Thaçit për korrigjim kufijsh, antikushtetuese

Limaj: Ideja e Thaçit për korrigjim kufijsh, antikushtetuese

Zëvendëskryeministri dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Famir Limaj, ka deklaruar se deklarata e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve, është një iniciativë vetanake, të cilën ai thotë se nuk e përkrah.

Ne besojmë që presidenti ka dalë me qëndrime të tij individuale, të pakonsultuara dhe besojmë se presidenti me këto qëndrime të tij rreth kësaj çështje ka marrë qëndrim antikushtetues’, tha Limaj për televizionin publik të Kosovës.

Unë pak a shumë po nuhati se çka po ndodh në këtë vend. Në Kosovë Republika Serpska nuk ka me pas, këtë le ta ketë të qartë presidenti edhe kryeministri, edhe zëvendëskryeministri edhe kryetari i Kuvendi edhe liderët opozitarë. Të gjithë ne duhet ta kemi të qartë: Ne nuk kemi mandat me ia bë Kosovës Republika Serpska’, shtoi Limaj.

Kreu i Nismës deklaroi se flitet për ndarje por qëllimi është diku tjetër. Sipas tij Republika Serpska në Kosovë nuk ka me pas më, pasi ky është rrënim dhe shkatërrim i shtetit tonë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy