Kalemaj: Elbasani, një nga tre bastet kryesore të opozitës! Boçi ka një avantazh nga kandidatët e tjerë (VIDEO)

Kalemaj: Elbasani, një nga tre bastet kryesore të opozitës! Boçi ka një avantazh nga kandidatët e tjerë (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj deklaroi në studion e MCN Live se Luçiano Boçi është një figurë që ka mbështetjen e gjithë faktorit të së djathtës dhe se ky fakt është një faktor plus për zgjedhjet lokale.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Kalemaj tha se Elbasani është një nga tre bastet kryesore të këtyre zgjedhjeve.

Unë e kam thënë që Primaret janë risi demokratike, i shërbejnë demokratizimit të partisë , të jetës së vendit, sa më shumë kandidatë të ketë aq më mirë. Elbasani është një nga 3 bastet kryesore të opozitës në këto zgjedhje lokale. I ndoqa faktorët politikë, qoftë ata që kanë mbështetur "Foltoren", qoftë ata që mbështesin grupin Alibeaj, të gjithë kanë mbështetur Boçin si figurë unifikuese e së djathtës, është një nga deputetët që kanë thyer herësin. Në këtë sens mendoj që ka një lloj avantazhi që kandidatët e tjerë s’do e kishin, fakti që Bocin e mbështet gjithë faktori i së djathtës, por jo vetë mendoj se është faktor plus për të pasur një fushatë zgjedhore sa më të sukseshme.

Ka disa realitete që i përmendi Boçi dhe janë kokëforta. Fakti që reforma administrativo-territoriale prodhoi salamandër elektorale është realitet kokëfortë. U bë komision bipartizan dhe nuk prodhoi asgjë. Fakti që krimi zgjedhor ka qenë i pranishëm, morëm Elbasanin, por edhe në Durrës, edhe në Shkodër edhe në Vlorë. Janë bashki problematike për krimin zgjedhor. Krimi i rrugës ndërhyn tek kutia tek vjedhja e votës. Është fakt që bashkia e Elbasanit ka disa sfida pasi është qarku më i madh në territor. Së katërti fakti që të gjithë janë të punësuar nga bashkia direkt apo indirekt, dhe janë vulnerabël njerëzit. U rrit numri i punonjësve në bashki. E vështirë të bësh fushatë në të tilla kushte.

Duke vijuar më tej, Kalemaj tha se Elbasani ka nevojë për një vizion për t’i dhënë zhvillim qytetit.

Zgjedhjet lokalet kanë tjetër specifikë bëhet fjalë për një projekt lokal dhe secili kandidat do çmohet për risinë që do sjellë për qytetin. Elbasani ka nevojë për një vizion. Pavarësisht investimeve, problemi është si ta bësh jetën sa më jetueshme në këtë qytet, kërkohet një konceptim sa më vizionar për qytetin. Elbasan është bashkia e tretë më e madhe, ka nevojë për një zhvillim dhe për ta lidhur me Tiranën.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy