Berisha niset drejt SPAK: Më i motivuar se kurrë për të dhënë përgjigje, do i djegim Ramës mandatin e katërt

Berisha niset drejt SPAK: Më i motivuar se kurrë për të dhënë përgjigje, do i djegim Ramës mandatin e katërt

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga banesa e tij rreth orës 11.40 të mesditës së sotme për të shkuar në SPAK, ku pritet t’i komunikohet akuza lidhur me privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”.

Jam më i motivuar se kurrë për të dhënë përgjigje, për fitore dhe për të gjitha.

Një vendim politik i Edi Ramës i cili ka zgjedhur mënyrën atërore për të siguruar mandatin e katërt, por atë do ia djegim.

I pyetur nëse e ka menduar kandidatin për kryeministër dhe kryetar partie, nëse vihet para akuzës, ai deklaroi se:

Këtë do Edi Rama, por nuk do ia caktoj kurrë kandidatin as kryeministrin dhe as kryetarin e kësaj partie.

Sot është forca politike më sovrane, ne do iu rikthejmë shqiptarëve votën e lirë dhje fitoren e opozitës.

Prokurorët e SPAK pritet t’i vënë përballë Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi provat e gjetura kundër tyre, dhe t’i ballafaqojnë dhe t’i pyesin mbi gjetjet e deritanishme të grupit të hetimit për dosjen e Partizanit

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy