Kosovë, efektivi i policisë vret vëllanë me armën e shërbimit

Kosovë, efektivi i policisë vret vëllanë me armën e shërbimit

Një efektiv policie në Kosovë, ka vrarë me armën e shërbimit vëllanë e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gushtericë të Lipjanit, pak pas mesditës së sotme, në rrethana ende të paqarta.

Policia e Prishtinës tha zyrtarisht se sot rreth orës 15:00, është marrë informacion për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graçanicës.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë konstatuar në një person pa shenja jete. 

Policia thotë se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Personi i dyshuar, zyrtar policor, është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy