Teksa agresioni rus në Ukrainë vazhdon dhe lufta nuk po shihet ti afrojë fundit, Rusia nuk heq dorë as nga planet e hapësirës. Kozmonautët rusë kanë planifikuar të bëjnë shëtitjen e radhës në hapësirë sipas programit kombëtar në mes të gushtit.
Kështu njoftoi gjatë së premtes kozmonauti Oleg Artemyev i Roscosmos, raporton Tass.
Aktiviteti jashtë mjeteve kozmike duke lëvizur në hapësirë është planifikuar paraprakisht për 17 gusht.
Si një detyrë shtesë gjatë ecjes së tyre në hapësirë, Artemyev dhe shoku i tij i skuadrës Denis Matveyev mund të kryejnë punë për krijimin e një rruge shtesë nga moduli Zarya në modulin Poisk në segmentin rus të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.
Kjo detyrë fillimisht ishte planifikuar për punën jashtë mjeteve kozmike nga Artemyev dhe astronautja e ESA (Agjencia Evropiane e Hapësirës) Samantha Cristoforetti, por u ndërpre.
Ecja e mëparshme hapësinore u krye gjatë natës deri në 22 korrik nga kozmonauti i Roscosmos Artemyev dhe astronautja e ESA Cristoforetti.
Ata kaluan mbi shtatë orë jashtë postit orbital. Gjatë ecjes së tyre në hapësirë, Artemyev dhe Cristoforetti lëshuan dhjetë nanosatelitë nën programin e eksperimentit kërkimor dhe edukativ të RadioSkaf.



