Selami:Turp! BE njeh çështjen çame, Meta ngushëllon Greqinë

Selami:Turp! BE njeh çështjen çame, Meta ngushëllon Greqinë

Deputeti i Partisë Demokratike Eduard Selami ka kritikuar qëndrimin e Kryeparlamentarit Ilir Meta ditën e hënë në Greqi në lidhje me çështjen çame.

BE njeh çështjen çame, Kryetari i Kuvendit ngushëllon Greqinë. Turp” shkruan përmes rrjetit social "Twitter" deputeti demokrat.

 

Ditën e hënë Meta deklaroi në një intervsitë për median greke “Ana” se në Shqipëri nuk ka parti serioze me axhendë nacionaliste.

Ai theksoi se të gjitha patitë duhet të respektojnë Greqinë dhe integritetin e saj territorial.

"Të gjitha partitë shqiptare të respektojnë Greqinë dhe integritetin e saj territorial dhe natyrisht qytetarët e saj, si fqinjët dhe partnerët e zhvillimit social, ekonomik dhe evropian. Unë mendoj se do të ishte e mençur për të qëndruar larg nga raportet spekulative që qëllimisht përpiqen të krijojnë perceptime të gabuara ", tha Meta.

Çështja çame u konsiderua si një cështjae e pazgjidhur mes dy vendve fqinje nga komisioneri Johanes Hahn. Deklaratat nuk mirëpritën nga Athina zyrtrae, mesa duket qendrimet e politikanëve shqiptarë mbi këtë çështje pritet të shkaktojnë polemika e debate edhe në skenën politike shqiptare. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy