E hëna sjell rikthimin te përpjekjet për formimin e një koalicioni qeveritar në Kosovë. Lidhja Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se të hënën, duke filluar nga ora 09:00, në selinë e saj, do të mbajë mbledhjen e Kryesisë, ndërsa në orën 13:00, do të mbajë mbledhjen e Grupit Parlamentar.
Nga e hëna pritet të vijojnë takimet mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për marrëveshjen e koalicionit.
Ndërkohë, të hënën kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, pritet të takojë edhe presidentin Hashim Thaçi, për të diskutuar për mandatin e kryeministrit.



