Vëllai i liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është vrarë në Malajzi, bëjnë të ditur mediat koranojugore.
Kim Jong-nam është vrarë në aeroportin e Kuala Lumpurit nga dy famra, të cilat e kanë sulmuar me shiringa të helmuara.
Dy gratë besohet se janë agjente të Koresë së Veriut.
Policia malajziane ka konfirmuar se një mashkull i paidentifikuar koreanoverior ndërroi jetë rrugës për në spital nga aeroporti i Kuala Lumpurit.
Kim thuhet se ishte arratisur në Malajzi pas ekzekutimit në dhjetor të vitit 2013 të xhaxhait të tij, Jang Song-thaek.
Djali i vogël i diktatorit Kim Jong-il i kishte mbijetuar një tentative vrasjeje në Macau në vitin 2011.
Nëse konfirmohet, kjo do të ishte vrasja më e rëndë gjatë regjimit të Kim Jong-un pas ekzekutimit të xhaxhait të tij.
Kim Jong-nam është në të vërtetë gjysmë-vëlla me diktatorin komunist. Ai ka lindur nga marrëdhënia e babait të tyre me Sung Hae-rim, një aktore nga Koreja e Jugut që ka vdekur në Moskë.



