Papa: Kam firmosur dorëheqjen në rast problemi shëndetësor

Papa: Kam firmosur dorëheqjen në rast problemi shëndetësor

“Unë e kam firmosur dorëheqjen, kur Tarcisio Bertone ishte Sekretar i Shtetit. E firmosa dhe i thashë: “Në rast pengese për arsye mjekësore apo diçka tjetër, ja dorëheqja ime. Tashmë e ke në dorë.' Nuk e di kujt ia ka dhënë kardinali Bertone, por ia kam dhënë kur ishte sekretar i shtetit.”

Në një intervistë për gazetën spanjolle “ABC”, Papa Françesku rrëfen si e ka planifikuar tërheqjen në rast pamundësie shëndetësore.

Në intervistën, versioni i plotë i së cilës u publikua mëngjesin e sotëm, Papa i përgjigjet kështu pyetjes se çfarë ndodh nëse një Papë befas bëhet i paaftë për të shërbyer për shkak të problemeve shëndetësore ose në rast aksidenti.

Pyetjes së mëvonshme për faktin se edhe Pali VI e ka lënë me shkrim dorëheqjen në rast pengese të përhershme, ai përgjigjet: “Pikërisht, dhe mendoj edhe Piu XII”. “Është hera e parë që e them”, shton Francesco për dorëheqjen e tij tashmë të nënshkruar. "Prandaj e them. Tani dikush do të shkojë dhe do t'i kërkojë Bertones: "Ma jep atë letër!" (qesh). Me siguri ia ka dhënë kardinalit Pietro Parolin, sekretarit të ri të shtetit. Unë ia kam dhënë Bertones si sekretar shteti”, përfundon Papa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy