Kurban Bajrami/ Besimtarët: Festë e mirësisë, të pasurit të ndihmojnë të varfrit!

Kurban Bajrami/ Besimtarët: Festë e mirësisë, të pasurit të ndihmojnë të varfrit!

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, festën më të rëndësishme në kalendarin e myslimanëve. Mijëra u mblodhën sot në sheshin ‘Skëndërbej’ për faljen e namazit teksa për mikrofonin e MCN live, shprehën urimet dhe dëshirat për këtë festë të madhe. “Kjo festë ka rëndësi për ne, sepse është festë e mirësisë, teksa i pasuri duhet ti jap të varfërit, sepse kështu ka urdhëruar i madhi Zot. Kam vite që e festoj edhe kur ishte e ndaluar si festë”. “Jam zgjuar që në ora 5 të mëngjesit, jam 10 vjeç, kam ardhur më babin. Kam që i vogël që e festoj”. “Për të gjithë besimtarët është festë e sakrificës, që nga Profeti Ibrahim, e deri në ditët e sotme”. “Ne blejmë kurban dhe thërrasim mysafir, i ndajmë me ta, kështu e festojmë që kur kam lindur, jam 13 vjeç”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy