Ligjvënësi i parë me ngjyrë zgjidhet udhëheqësi i ri i Demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve

Ligjvënësi i parë me ngjyrë zgjidhet udhëheqësi i ri i Demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve

Ligjvënësit demokratë votuan të mërkurën unanimisht për të zgjedhur kolegun e tyre Hakeem Jeffries si kreun e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve.

Kur zoti Jeffries të marrë detyrën në janar ai do të jetë afrikano-amerikani i parë që mban një pozicion kaq të lartë në Kongres.

Votimi nga kolegët demokratë për zotin Jeffries i hap gjithashtu rrugën ngritjes së një brezi të ri udhëheqësish në Dhomën e Përfaqësuesve prej 435 anëtarësh dhe fundin e epokës së ish-kryetares së Dhomës Nancy Pelosit dhe kontrollit nga demokratët e tjerë në të 80-at.

Zoti Jeffries, një 52-vjeçar njujorkez, do të mbajë pozicionin e udhëheqësit demokrat të Dhomës për Kongresin e 118-të që mblidhet më 3 janar.

Udhëheqësi i shumicës demokratike në Senat, Chuck Schumer tha se nuk ishte i befasuar që u zgjodh zoti Jeffries për postin, që ashtu si zoti Schumer është nga Bruklini.

Ligjvënësi Jeffries njoftoi zyrtarisht kandidaturën e tij më 18 nëntor, pas një dekade në Dhomën e Përfaqësuesve, duke u zotuar të kryesojë një grup që do ta kthente pushtetin tek anëtarët e komisioneve dhe do t’u jepte ligjvënësve të rinj më shumë zë në hartimin e legjislacionit se edhe poste të profilit të lartë .

“Angazhimi ynë është gjithmonë të zgjasim dorën e bashkëpunimit kurdo dhe kudo që të jetë e mundur, në mënyrë që të realizojmë arritje për amerikanët e zakonshëm,” tha zoti Jeffries, kur u pyet se si do të punojë me republikanët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy