
Komisioni i Rithemelimit i Partisë Demokratike të Shqipërisë, zhvillon sot procesin për zgjedhjen e kryetarëve të 8 degëve në vend.
Në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV Myslim Haxhiu, kandidat për kryetar dega Kuçovë deklaroi se procesi vijon normalisht dhe se nuk shihet ndonjë ndarje mes demokratëve.
Procesi vijon normalisht vazhdon procesi dhe qytetarët po marrin pjesë masivisht. Kjo fushatë është gjithëpërfshirëse dhe nuk ka asnjë ndarje mes demokratëve. Ata do të zgjedhin lirisht kryetarin e tyre për të çuar Partinë Demokratike drejt fitores në zgjedhjet.
Ndërsa përfaqësues i Komisionit të Rithemelimit, Skrapar, Erson Çela u shpreh se dhe aty pjesëmarrja është në nivele të kënaqshme, ndërsa duke u ndalur tek platforma e Alibeajt ai theksoi se gjykata ka thënë fjalën e saj.
Edhe në Skrapar pjesëmarrja ka qenë masive dhe e kënaqshme duke pasur parasysh se 40% e kësaj zone janë të larguar. Nuk ka pasur keqkuptime apo incidente dhe procesi vijon normalisht. Ne jemi këtu duke ndjekur një proces i cili është i PD, gjykata ka thënë fjalën e saj, PD patjetër që duhet të jetë e bashkuar, por ne si të deleguar duhet të monitorojmë procesin dhe sa i përket platformës së Alibeajt s’besoj se ka vend për të diskutuar fjalët e tij, por të vazhdojmë përpara për të gjitha proceset që PD ka ndërmarrë. Ky është një proces gjithëpërfshirës dhe s’besoj se ka vend për ndarje për aq kohë sa janë zgjedhje brenda PD.



