
Bllokimi i fiskalizimit sektorin e hidrokarbureve ka krijuar një ngërç të madh dhe sipas gazetarit të ekonomisë Klodian Tomorri do të ketë edhe kosto.
Tomorri tha për MCN TV se qeveria është kapur e papërgatitur dhe nuk di se çfarë do bëjë lidhur me të, ndërkohë që sqaroi se ky vendim ka zhytur vendin në paqartësi ligjore.
Ligji i fiskalizimit i detyron biznest të mos kryejnë asnjë shitje me kasat e vjetra pas datës 1 shtator, por ti bëjnë ato me programet e reja që transmetojnë në kohë reale të dhënat tek tatimet.
Intervista e Klodian Tomorrit:
Klodi, pse tregu i hidrokarbureve ka mbetur jashtë fiskalizimit, pse u ndoqën procedura të veçanta?
Tomorri: Arsyeja është e thjeshtë, janë kryekëput korruptive. Sot në treg ka me dhjetra kompani që dokumentojnë fiskalizimin dhe bizneset mund të zgjedhin kë të duan për të qenë në rregull me fiskalizimin. Por qeveria e kufizoi tregun duke lejuar vetëm 3 shoqëri. Deri më tani procesi i licensimit nuk ka filluar. NOA Controll ka kërkuar të marrë me koncesion edhe shoqëritë e karburanteve. Pasi ka atakuar procesin gjykata ka apeluar qeverinë duke futur fiskalizimin në një ngërç pa krye. Ky është një kaos i mirfillt ligjor që i ka flirtet nga lobimi në administratë shtetërore.
Cili është roli i Ministrisë së Financave në këtë handikap që është krijuar?
Tomorri: Nuk e di nëse ka qenë Ministria e Financave ajo që e ka kufizuar në 3 kompani. Në Ministrinë e Financave ka qenë një vendim që bënte fiskalizimin monopol të NOA-s. Ideale do të ishte të ishin disa kompani siç janë në ato në rastin e bizneseve. Gjithë ky ngërç jo vetëm fut procesin në rrugë pa krye, por vjen në momentin më të keq për bizneset. Në këto kushte gjëja e fundit që duhet është paqartësia ligjore që qeveria fut në treg.
Cilat janë risqet dhe kostot nga bllokimi i fiskalizimit në këtë sektor?
Tomorri: Risku është ky. Vendimi i gjykatës që ndalon qeverinë për licensim i hedh në erë afatet e fiskalizimit. Ligji i fiskalizimit i detyron bisnest të mos kryejnë asnjë shitje me kasat e vjetra. Dhe pas datës 1 shtator shitjet do të kryhen me programet e reja që transmetojnë në kohë reale të dhënat tek tatimet. Ligji detyron që mos ketë më kasa më 1 shtator. Ky nuk prek vetëm tregun e karburanteve, nuk dinë me çfarë të shesin dhe si të procedojnë për të qenë në rregull me shtetin. Qeveria mund të ndërhyj duke mbledhur parlamentin dhe të shtyjë afatet. Sot kemi biznese që përdorin softet e reja dhe imagjinon çfarë do ndodhë nëse parlamenti do ta shtyjë. Rruga e dytë është që qeveria të lejojë kompanitë e karburanteve të pajisen me softin e ri të fiskalizimit nga kompanitë që e ofrojnë atë në treg për bizneset e tjera.
Nuk e di se çfarë do të bëjë qeveria, ata janë kapur të papërgatitur dhe nuk dinë se çfarë do bëjnë. Por kjo ka zhytur vendin në paqartësi ligjore dhe do të ketë kosto.



