
Pano Soko nga Nisma Thurje në studion e ‘MCN Live’ ka komentuar protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës për aferën e dosjes 5D.
Ai tha se mesazhi i parë i protestës i shkon SPAK-ut dhe se Veliaj duhet të shkojë para drejtësisë.
Sipas tij qytetarët shkojnë aty protestojnë sepse shohin se këtu shteti nuk po funksionon siç duhet, ndërsa Veliaj është komplet komod në rehatinë e vetë.
Duket se tashmë do kthehet në një qëndresë të protestuesve kundër Veliajt. Protesta do të jetë qytetare siç ka nisur, mesazhi i parë i shkon SPAK në qetësinë e vetë të kësaj proteste. Shoh që pjesa më e madhe sot janë qytetarë ka disa eksponentë politikë por fakti që po i lihet platea qytetarëve të lë të kuptosh se do kthehet në qëndresë dhe mendoj se do jetë paqësore.
Është një mesazh që i shkon SPAK i cili ka të paktën 4 javë qëkur dosja 5D doli në publik dhe u publikuan, masat e arrestit dhe përmendjen e Veliajt si i dyshuar dhe SPAK do duhej të hetonte dhe Veliaj dhe sot është shumë vonë të paktën për të respektuar këtë opinion të gjykatës ndërsa Veliaj vijon ende të lëvizë lirshëm. Unë them se protesta sot është më e zhurmshme se sa protestat e tjera sepse mesazhi i shkon drejtpërdrejtë SPAK. Veliaj duhet izoluar sa më shpejtë sepse duke lëvizur i lirë ka mundësi për të prishur provat e hetimit dhe kjo ndryshon të gjithë rrjedhën.
Më tej ai theksoi se ka gati një muaj që është hapur çështja dhe do duhet të kishte një reagim të paktën te SPAK.
E para për çështjen e sekuestrimit të aseteve të sekuestruara dhe e dyta është çështja pse po zgjatet Erion Veliuaj, kush është debati sot, ca besojnë se do shkojë Velaij dhe ca jo, ndërsa unë dua të besoj se Veliaj do shkojë para drejtësisë. Çështja është se është ky ngërç në reagim, debati këtu është më tepër mbi filozofinë e funksionimit të shtetit ligjor dhe hedhja poshtë për drejtësi të barabartë.
Për drejtorët u veprua me shpejtësi kush në shpi e kush në burg, ndërsa për Veliajn jo, pse apo ngaqë është me pushtet. Këtu konflikti ekziston dhe SPAK duhet të japë përgjigje. Këta qytetarë që shkojnë aty protestojnë sepse shohin se këtu shteti nuk po funksionon siç duhet të funksionojë. Veliaj është komplet komod në rehatinë e vetë, lëviz lirshëm në aeroporte dhe vijon në fushatë. Jam kundër molotovit, sepse ne vijmë nga historiku se protesta e dhunshme nuk kanë parë asnjëherë fitues dhe duhet të ishte bërë mësim në vesh nga klasa politike dhe sidomos opozitës që duhet ta kishte kuptuar se populli se pëlqen dhunën. Ne duhet të përshtatemi me atë modelin e protestës pa elementë dhune. Në Shqipëri për shkak të asaj që ndodhi në ‘97 është ajo që na ka bërë kështu, ne nuk e pranojmë dhunën në protestë, politikani duhet ti përshtatet asaj që populli dëshiron të shoh nga ai. Duhet të respektosh atë që do populli. Njerëzit që protestojnë dhunshëm këtu nuk mbështeten.



