Zbulohet kush është 41-vjeçari që u ekzekutua në Elbasan (EMRI)

Zbulohet kush është 41-vjeçari që u ekzekutua në Elbasan (EMRI)

Shtetasi që mbeti viktimë e një atentati mbrëmjen e sotme në Elbasan, është identifikuar si Everest Çaka, 41 vjeç. Sipas informacioneve të policisë, Çaka është qëlluar me breshëri automatiku, teksa ishte nën shoqërinë e bashkëshortes së tij, Silvana Çaka, e cila fatmirësisht ka marrë vetëm plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve nga uniformat blu mësohet se Everesti është djali i tezes se Arjan Spahiut, ky i fundit i ekzekutuar në muajin nëntor në Belgjikë. Disa vite më parë, viktima është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e Gëzim Alikajt, ngjarja kjo e ndodhur më herët dhe që po sjell një seri vrasjesh të tjera në qytetin e Elbasanit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:10, në lagjen “Skënderbe”, Elbasan, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri në mjet shtetasi E. Ç., rreth 41 vjeç si dhe është plagosur në dorë bashkëshortja e tij shtetasja S. Ç., jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën.

Janë ngritur pika konrolli në hyrje- daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon kontrolli i zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy