“Mbylli veshët nëse nuk do të më dëgjosh”, Bushati “përplaset” sërish me demokratët (DEBATI)

“Mbylli veshët nëse nuk do të më dëgjosh”, Bushati “përplaset” sërish me demokratët (DEBATI)

Sërish përplasje mes ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, dhe deputetëve të PD-së në komisionet parlamentare. Pas debateve të javës së shkuar me demokratin Genc Pollo, Bushati ka shkëmbyer replika me Tritan Shehun.

Debati në komision

Tritan Shehu: Të taksojmë dhe ajrin, dhe mbyllim gropat në buxhetin e shtetit.

Ditmir Bushati: 17% është rritja e buxhetit për Ministrinë e Jashtme

Mimi Kodheli: Buxheti 2018, a është i mjaftueshëm për zërin e regjistrimit të shqiptarëve jashtë Atdheut?

Edi Paloka: Ai ka numëruar puset, nuk numëron dot fushat me kanabis…ambasadorët flasin për peshqit e mëdhenj

Mimi Kodheli: Respektoni komisionin.

Klevis Balliu: Ministri i përgjigjet pyetjes. Lëre se çfarë ka bërë ai në 2015, apo ditë më parë. Shkoi në Kakavijë jo si ministër, por si teknik kompjuterësh.

Ditmir Bushati: E kuptoj shqetësimin e komisionit, por unë e dua opozitën… aq shumë e dua, sa që më dhimbset për nivelin e përfaqësimit. Për çfarë do të flasësh, për marrëveshjen e detit, që e bëtë aq bukur?

Tritan Shehu: Avash, se po e kaloni cakun.

Ditmir Bushati: Mbylli veshët nëse nuk do të dëgjosh. Futeni kokën si struci.

Tritan Shehu: Mos e prishni mbledhjen…Frikë nga FBI duhet të kenë ata që e mbushën vendin me kanabis. Duhet të votojmë kundër këtij buxheti.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy