
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Pas takimit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t’ia njohë të arriturat Kosovës dhe të ndëshkojë satelitët në Ballkanin Perëndimor që i shërbejnë Rusisë, ndërsa ka përmendur Serbinë.
Osmani ka theksuar se Kosova po vepron me qasjen pro fqinjësisë së mirë e se Serbia duhet të mbajë përgjegjësinë e vet për aktin terrorist në Banjskë në shtator të vitit të kaluar.
Ajo ka deklaruar se është koha që BE-ja t’i heqë masat ndaj Kosovës, duke shtuar se ato kanë dëmtuar edhe procesin e dialogun.
Është fat i keq për sigurinë e rajonit që në Ballkanin Perëndimor një shtet vazhdon të jetë sateliti më i fortë i Rusisë në Evropë, e ajo është Serbia. Është koha e fundit që vendosmëria që BE ka treguar ndaj Rusisë, të tregohet edhe ndaj satelitëve dhe shërbyesve të Rusisë në rajonin tonë. Kjo është me rëndësi sa i përket përgjegjësisë së Serbisë për aktiv e agresionit ndaj Kosovës të kryer përmes forcave paramilitare terroriste në shtator gjë që sipas Shtëpisë së Bardhë ka pasur për qëllim të destabilizojë jo vetëm Kosovën por tërë Ballkanin Perëndimor”, ka thënë presidentja në konferencë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Sot kemi nevojë që BE-ja t’i vlerësojë dhe njohë këto arritje. Është koha e fundit që masat e padrejta ndaj Kosovës të largohen përfundimisht. Përveç të padrejta, këto masa po dëmtojnë qytetarët dhe kanë dëmtuar procesin e dialogut duke e bërë atë tërësisht të pabalancuar, pabarabartë dhe të pakredibilitet. Heqja e masave është reflektim i nevojave të të gjithë qytetarëve të Kosovës, por do ishte edhe përgjigje ndaj plotësimit të parakushteve që vetë BE-ja i kishte vënë në raport me Kosovën sa i përket këtyre masave.
E para e shtetit të Kosovës ka folur edhe miratimin e Agjendës së reformave nga Komisioni Evropian për Kosovën, ku shteti do të përfitojë deri në 882 milionë euro.
Nga ana e saj Von Der Leyen ka thënë se veprimet që ka bërë Kosova lidhur me CEFTA-n kanë qenë shumë pozitiv..
Është shumë e rëndësishme që të punojmë së bashku. Hapat lidhur me CEFTA ishin shumë të rëndësishëm. Dhe pas kësaj mendoj se duhet të punojmë në hapa të mëtejshëm, që të arrijmë në një pikë ku mund të arrijmë heqjen e masave. Kjo do të ndihmonte edhe shtete anëtare që të binden, meqë shtete anëtare duhet ta japin pëlqimin e tyre për çdo hap.
Kosova ka pasur një sukses të madh, heqjen e vizave. Kjo tregon sa shumë mund të arrijmë kur punojmë bashkë. E di që vitet e fundit, Kosova ka punuar shumë për të forcuar sundimin e ligjit.
Ne mandatin tim të dytë zgjerimi i BE-së do të jetë në krye të agjendës, do të punojmë shumë ngushtë së bashku. Plani i rritjes është i planifikuar që ti sjellë vendet e rajonit më afër me tregun tonë të përbashkët. Kosova ka bërë një punë të shkëlqyeshme në këtë agjendë.
Pas këtij takimi, presidentja Von der Leyen do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurtin.
Von der Leyen është duke qëndruar në Ballkanin Perëndimor nga 23 tetori.
Kosovo has done a great job on the Reform Agenda.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) October 26, 2024
Overall, more than €880 million is available for Kosovo under the Growth Plan
Starting with a first payment that could come by the end of the year↓ https://t.co/FHw3Os550p



