Kasetat e partive, Borchardt: Të hiqet detyrimi për mediat, asgjë nuk zëvendëson raportimin e pavarur

Kasetat e partive, Borchardt: Të hiqet detyrimi për mediat, asgjë nuk zëvendëson raportimin e pavarur

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt, duke folur në seminarin parlamentar për lirinë e shprehjes në media, organizuar sot nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Këshilli i Evropës, ngriti shqetësimin lidhur me propozimin për regjistrimin e porteleve online. Borchardt tha se kjo mund të kthehet në shkelje potenciale të lirisë së medias.

“Fatkeqësisht ekziston një ide për t'u vendosur portaleve të lajmeve online detyrimin për monitorim, regjistrim dhe madje edhe mbyllje të tyre. OSBE-ja është seriozisht e shqetësuar për këtë zhvillim, sepse mund të kthehet lehtësisht në një shkelje potenciale të lirisë së medias”, tha ai.

Në emër të OSBE-së, ai shprehu edhe shqetësimin lidhur me kasetat e partive.

“Jemi të shqetësuar për disa dispozita që detyrojnë mediat private të transmetojnë të ashtuquajturat "kasetat e partive". OSBE/ODIHR-i është shprehur qartë, dy herë tashmë, për këtë çështje. Rekomandimet e 2013-s dhe 2015-s e thonë qartë se këto lloj kasetash duhet të transmetohen vetëm në emisione marketingu politik të etiketuara dukshëm dhe të emërtohet burimi i materialit. Publiku ka të drejtë të dijë se çfarë po sheh dhe nga vjen materiali. Në demokraci, asgjë nuk mund ta zëvendësojë raportimin e vërtetë dhe të pavarur të medias. Në këtë aspekt, rekomandimet e ODIHR-it janë të qarta: të shfuqizohet detyrimi për mediat private që të transmetojnë "kasetat e partive" gjatë emisioneve të lajmeve”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy