Basha në Sarandë:Ta kthejmë politikën te qytetarët

Basha në Sarandë:Ta kthejmë politikën te qytetarët

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka udhëtuar drejt Sarandës, ku ka zhvilluar një takim me demokratët, me fermerët e Xarës dhe operatorët turistikë të qytetit. Basha u tha demokratëve të Sarandës se politika do të ndryshojë, duke ndryshuar së pari Partinë Demokratike. Ai akuzoi kryeministrin Rama se se ka lënë pasdore qytetarët, ndërsa shtoi se foli për parimet që duhet të udhëheqin PD-në për ta kthyer politikën tek qytetarët. Basha theksoi se hapja, bashkimi dhe qëndrimi pranë njerëzve do të kthehen në akte konkrete dhe vendimmarrja në PD-së nuk do të jetë e mbyllur e një grushti njerëzish, por vendimmarrje e hapur ku përfshihet anëtarësia.

“Ky është i vetmi kryeministër në botë që e kalon kohën e tij në një zyrë i rrethuar nga skicat e veta dhe jo nga hallet e shqiptarëve që sa vijnë e shtohen. Dhe kur i duhet të dalë nga zyra e merr zyrën me vete. Dhe kur bën sikur ulet me popullin edhe vetë e keni parë merr karriget e luksit nga Kryeministria, karriget e kuqe me varak flori. Duhet që ne t’i bindim shqiptarët që ky ndryshim është një ndryshim tek i cili gjithkush mund të besojë se gjithkush do të përfitojë. Detyra numër një e njerëzve të angazhuar në politikë është të jetojnë me të vërtetën e qytetarëve, është të jetojnë me të vërtetën e njerëzve, ky është misioni ynë. Si do ta bëjmë?! Duke fuqizuar qytetarin, duke kufizuar pushtetin. Bashkimi, hapja, komunikimi i përditshëm me qytetarët, njohja e halleve dhe problemeve të tyre janë tre procese që garantojnë që; refuzimi, zemërimi, depresioni të kthehen në shpresë, në besim dhe orientim për shqiptarët tek kjo forcë politike, forca e ndryshimeve të mëdha historike. Partia Demokratike edhe një herë është gati të marrë përsipër misionin e ndryshimit që po vjen”, tha Lulzim Basha.

Gjatë bashkëbisedimit me fermerët e Xarrës, Basha premtoi mbështetjen me subvencione.

“Subvencionet për bujqësinë nuk do ju përjashtojnë ju, ju do të merrni subvencione, do të merrni grante. Do të merrni para për të mbështetur prodhimin tuaj dhe po kështu ne do të ndërhyjmë për të ndërtuar infrastrukturën, për të mbyllur rrugët që kanë mbetur akoma pa mbyllur dhe për t’ju dhënë ju akses të plotë në treg. Kjo do të ndryshojë me qeverinë tonë, paratë janë. Në qoftë se paratë nuk shpenzohen për luks qeveritar, në qoftë se nuk ndahen me miqtë e kryeministrit ato mjaftojnë për të mbështetur bujqësinë; ato mjaftojnë për subvencione për çdo fermer në bazë të prodhimit”, siguroi Basha. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy