Certifikatat online, dokumenti nuk njihet nga bankat (VIDEO)

Certifikatat online, dokumenti nuk njihet nga bankat (VIDEO)

Shërbimi E-albania u promovua si një platformë për të shmangur radhët e gjata të qytetarëve në dyert e institucioneve.

Me urdhër të kryeministrit, në platformën e shërbimeve online u përfshinë edhe certefikatat, një revolucion që nuk u prit mirë në zyrat e gjëndjeve civile.

Por nëse zyrat e gjendjeve civile ishin të detyruara të zbatonin urdhrin e kryeministrit dhe të mbyllnin sportelet, qytetarët mbetën pa shërbim. Një pjesë e tyre u sorollatën para makinerisë robot, të cilës as nuk mund t’i afroheshin. Disa të tjerë nuk e njohin shërbimin E-albania.

Marrja e shërbimeve online dhe dhënia e aksesit për qytetarët u pa me një skepticizëm nga këta të fundit. Marrja e certifikatave online solli një mëdyshje tjetër për qytetarët. Të gjitha dokumentat e lëshuara elektronikisht u bënë detyruese nga qeveria për të gjitha institucionet publike, por në asnjë rast për ato private.

Certifikatat e shkarkuara nga portali E-albania nuk njihen nga zyrat noteriale dhe ato bankare.

Noterët jashtë kameras thonë se pavarësisht se kana akses të hyjnë në regjistrin e gjendjes civile, disa të dhëna nuk mund t’i marrin on-line. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka dhënë akses vetëm për regjistrat pas vitit 2008-të. 

Të tillë shqetësim shfaqin edhe bankat, të cilat si institucione private nuk e kanë obliguese njohjen e certifikatës online.

Të kontaktuar nga Tema TV, Banka Kombëtare Tregtare duke ju përgjigjur interesit të tv tonë për mosnjohjen e certefikatave të lëshuara elektronikisht, bazuar mbi legjislacionin elektronik, të ndryshuar thekson se

“Pranimi i certifikatave online është një detyrim vetëm për subjektet publike dhe jo ato private. BKT mirepret zhvillimet e ardhshme për mundësinë e verifikimit të plotë të vërtetësisë të çertifikatave online”.

I kontaktuar nga Tv Tema, drejtori i Drejtorisë së përgjithshme të Gjendjes Civile, Bledar Doracaj, ka theksuar se po diskutohet për një bashkëpunim mes qeverisë dhe intitucioneve bankare, për të njohur certifikatat online.

Zyrat e Gjendjeve Civile për momentin lëshojnë certifikata vetëm për fëmijët nën moshën 16 vjeç dhe shtetasit që e kërkojnë këtë shërbim për dokumentacion jashtë vendit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy