Reshjet përmbytin oborrin e shkollës së Domjes/ Nëndrejtori Memishaj: Problem është edhe çarja e tarracës (VIDEO)

Reshjet përmbytin oborrin e shkollës së Domjes/ Nëndrejtori Memishaj: Problem është edhe çarja e tarracës (VIDEO)

Shkolla 9-vjeçare e Domjes ‘Vajdin Lamaj’ përballet me problematika të shumta,  kur ka prani të reshjeve të shiut, ku jo vetëm përmbytet fusha e sportit dhe oborri i shkollës, por madje uji depërton edhe në ambiente për shkak të çarjes së soletës.

Nëndrejtori i këtij institucioni, Shuaip Memishaj thotë se pushteti lokal, më konkretisht bashkia Vorë nuk ka bërë asnjë ndërhyrje.

“Ne kemi edhe problemin e soletës qe është problem akut sepse soleta pikon. Problemi i fushës se sportit ka qene një problem nder vite gjithsesi është ndërhyre vetëm nga bordi i shkollës dhe donatoret e zones. Për nga ana e pushteti lokal nuk kam pare ndonjë  investim te mundshem me përjashtim te sistemimit te kanaleve te ujerave te zeza. Gjithmonë ka pas përmbytje, madje ka qene me keq se kaq.”, u shpreh Memishaj.

Memishajt kërkon zgjidhje të menjëhershme të këtyre problematikave të mbartura

“Kemi patur problem te vendosen edhe disa polica te shtrire ne lidhje me rrugen Domie Laknas e cila është nje rruge e rrahur me makina ku kalojne 900 nxenes dhe eshte problem dhe kemi patur dhe probleme te kesaj natyre.”, përfundoi Memishaj.

MCN kërkoi edhe një koment nga ministria e Arsimit nëse ishte në dijeni të situatës, por nuk mori asnjë përgjigje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy