Pallati në Durrës i kategorizuar DS5, banorët: Objekti nuk kishte asnjë pilotë! Duan të na çojnë në Kënetë dhe ta ndërtojnë vetë

Pallati në Durrës i kategorizuar DS5, banorët: Objekti nuk kishte asnjë pilotë! Duan të na çojnë në Kënetë dhe ta ndërtojnë vetë

Banorët e një pallati në lagjen nr.5 në Durrës është listuar për tu shembur i kategorisë DS5, si pasojë e dëmeve të pësuara nga tërmeti i vitit 2019, vijojnë të jenë pa zgjidhje dhe pallati ende i pashembur.

Emisioni “Fol” u ndal në Durrës pasditen e së mërkurës, ku u mësua se njëlloj si pallati nr.8, janë afro dhjetë të tjerë.

Një nga banorët e pallatit tha për mikrofonin e MCN Tv, se në këtë pallat kanë jetuar 48 familje, por se aktualisht janë me qira.

Paguajmë qira të rritur. Nuk ka më 200 mijë lekë, janë 250 e lartë. Vetë jetoj në Kënetë atje kam mundur të gjej dhe jetoj, por më keq se kjo, me lagështi.

Të tjerët secili ka zënë shtëpi dhe e paguan nga xhepi. Kemi ngelur copë copë, nuk kemi arritur asgjë, jemi gati për të dalë jashtë.

Kemi jetuar këtu 3 muaj pas tërmetit, të tjerët kanë jetuar deri para një viti. Deri kur i nxorën. Ekspertiza e sillte për shembje, bashkia për rishikim.

Ekspertiza ka thënë direkt pas tërmeti, rrezik shembje ndërhynte Kastrati për ta lënë në këmbë.

Ndërhynin në bashki për mos tu shembur. Ky tentonte ta linte për riparim. Deri sa kompania e ka nxjerrë për shembje fillimisht. Nuk donin ta shembnin. Janë 10 pallate të tillë.

Te pallati i mënjanuar aty pranë janë 10 familje që rrinë brenda se nuk kanë ku shkojnë, nuk kanë lekë ta paguajnë.

Unë marr 200 mijë nga bashkia, paguaj 250, të tjerat i shtoj nga xhepi. Hyra në vitin 2015 dola në 2019, vetëm 4 vjet. Se nuk ka shtet. Të tjerët kanë ikur për copën e bukës.

Nuk vijnë se kanë frikë i heqin nga puna, pa shtëpi është ta heq dhe nga puna. Ku do shkojnë.

Duan të na çojnë në Kënetë si shtëpi sociale se këtu ndërtojnë prapë dhe e shesin më shtrenjtë.

Na thonë nga bashkia shkoni në Kënetë se ne nuk kemi fonde ta ndërtojmë.

Një tjetër banor tregon se kur erdhi eksperti iu tha, “Çuna ky pallat i ka larë duart. Le që çdo gjë u shkatërrua sa vetëm batanijet morëm”.

Sipas tij, ekspertët që erdhën me skaner nuk gjetën asnjë pilotë nga minimumi 200 që duhet të kishte dhe se dëmtimi erdhi si pasojë e neglizhimeve në projekt.

Një i ri banor i zonës tha më tej se ky pallat është kthyer në strehë për përdoruesit e lëndëve narkotike, duke u bërë shqetësim për gjithë zonën.

Para disa kohësh vdiq një narkoman, vetëm kur t'i shohim brenda në shtëpi ka ngelur, se ai do drogën.

Një tjetër shqetësim i ngritur është fakti se nëse pallati shembet për shkak të rrezikut që ka, mund të dëmtohen gjithë objektet e tjera.

Një tjetër banor ngriti si shqetësim devijimin që pëson pallati gradualisht, nga muaji në muaj.

E kemi matur, pallati devijohet 1.5 cm çdo dy muaj. Në dy vite ka shkuar devijimi në 54 centimetër, mund të jetë dhe 58 tani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy