Bejko: Lëvizja e Berishës, për interesa personale. Po na dëmton partinë

Bejko: Lëvizja e Berishës, për interesa personale. Po na dëmton partinë

Roland Bejko nuk do të jetë ndër demokratët që do ta presin Berishën të mërkurën në takimin e tij me bazën në Gjirokastër. Në studion e lajmeve të MCN, Bejko tha se e konsideron lëvizjen e Berishës si të motivuar vetëm nga interesat personale dhe që po dëmton partinë.  

Nuk do të jem aty. E shoh si një lëvizje personale të zotit Berisha. Do të vazhdoj të mbaj këtë qëndrim: është lëvizje personale në dëm të PD. Jo se PD ishte në rregull, por PD ka vijuar në stilin berishist, mbeti parti kryetari. Ishte një parti që edhe mënyrën e të bërit politikë e bënte ndryshe. Kjo ndodhi sepse ishte parti me dy kryetarë, një që kishte firmën dhe vulën dhe një tjetër që e mbështeste dhe e orientonte. Kur Berishës iu prish interesi, ai përdori një fjalor punist. Deri më dt. 9 Basha ishte i mirë e i durueshëm.    

Bejko bëri edhe një parashikim për partinë në rast të largimit të Bashës nga drejtimi i saj.

Edhe sikur ta marrë Berisha partinë dhe të vendosë dikë tjetër, me statusin non grata dhe me Amerikën kundër, kurrë nuk vijmë në pushtet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy