Kamerat e sigurisë në Shkodër, Softa flet për tre pista të tyre: Të vihen në shërbim të policisë (VIDEO)

Kamerat e sigurisë në Shkodër, Softa flet për tre pista të tyre: Të vihen në shërbim të policisë (VIDEO)

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, për çmontimin e 59 kamerave të sigurisë në Shkodër, thotë se grupet kriminale kanë avancuar dhe se aktualisht janë më të organizuara dhe të pajisura me teknologji, duke kaluar nga grupe në zonat rurale, në grupe në zonat urbane.

Ai tha për studion e MCN Live se kamerat e çmontuara në Shkodër janë një vlerë e caktuar pasi shkojnë rreth 50 mijë euro.

Është mirë që këto kamera të mos çmontohen, por të vihen në shërbim të policisë. Janë me rezolucion të lartë, me 360 gradë dhe për sa kohë janë vendosur në mënyrë perfekte, nuk kanë pse ti heqin, por të vihen në funksion të policisë që ta kontrollojë policia territorin.

Grupe interesi kontrollojnë territorin e qytetit. Janë kontrolluar kundërshtarët, trafiku, polica apo çfarë? Këto kamera nuk janë me kabllo të zakonshme, por me rrjet interneti.

Nëse do e ndjekim, do të shkojmë në një kod interneti dhe aty mund të zbulohet se kush është personi që e ka regjistruar këtë grup interneti.

Krimi është bërë më inteligjent kanë njerëz që i përdorin jo vetëm për t’i montuar por për t’i përshtatur teknologjitë në vijim të evoluimit të krimit.

Këto kamera nuk është se kanë një sallë të mirëfilltë operative. Këto mjafton të shkojnë diku në një server dhe nga ky server mund të devijohen jashtë, serverat janë jashtë.

Nuk ka një hard disk. Është parimi i shërbimit që përdoret në lotot e sportit, nuk janë te banesat apo shtëpitë e këtyre personave me precedentë.

Një kamerë kushton rreth 600-700 euro. Ka tre pista lidhur me këto kamera: së pari për të studiuar kundërshtarët, së dyti për të monitoruar orarin e trafikut në qytet, fakti që sa herë ka pasur vrasje nuk ka pasur trafik, do të thotë që e kanë studiuar.

Së treti, monitorojnë lëvizjen e policisë. Për të treguar kush janë patrullat, këmbësore, autopatrulla dhe shërbime të tjera. Jo për të përgjuar policinë, por për t’u shërbyer atyre.

Tirana duhet të kontrollohet se të gjitha faktet kur janë kontrolluar, ka pasur jo vetëm kamera perimetri, por edhe në distancë, për të parë lëvizjen e personave të dyshimtë, targave të dyshimta, etj.

Softa shtoi se grupet kriminale janë forcë paralele me policinë.

Ndër të tjera shtoi se nëse kamera vendoset në një shtyllë të OSHEE, OSHEE është përgjegjëse. Softa deklaroi se duhet të bëhet një hartë dixhitale për vendndodhjen e këtyre kamerave.

Duke pasur një hartë të vendosjes së kamerave, jam në gjendje të bashkëpunoj me individ dhe subjekte. Se kur kam një hartë, di se kur ka një ngjarje ku ta kërkoj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy