Aksident në Vlorë, makina përfundon në kanal, vdes 18-vjeçari

Aksident në Vlorë, makina përfundon në kanal, vdes 18-vjeçari

Një aksident i rëndë ndodhi pak para mesnatës së të shtunës në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Uji i ftohtë-Skelë, ku një makinë e tipit “BMV X6” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor të hapur për ndërtimin e Lungomares.

Për pasojë mbetën të plagosur rëndë personat që ndodheshin në automjet, drejtuesi Petro Bego, 21 vjeç, dhe pasagjeri Kristo Panajoti, 18 vjeç, të cilët u dërguan për në Spitalin e Vlorës.

Bluzat e bardha njoftuan se 18-vjeçari ka ndërruar jetë 5 minuta pas mesnate, pasi nuk u ka mbijetuar dot plagëve. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy