
Policia holandeze ka njoftuar se të paktën 25 persona janë gjetur në një maune-frigorifer në bordin e një trageti mallrash të nisur drejt Mbretërisë së Bashkuar. Mediat britanike dhe holandeze raportojnë se për momentin nuk kanë detaje të mëtejshme për rrethanat e këtyre 25 vetëve dhe as nuk e dinë kombësinë e tyre. E përditshmja holandeze “De Telegraaf” shkruan se ata u gjetën nga ekuipazhi menjëherë pas nisjes së tragetit.



