Heqja e taksës 100%, qeveria “Kurti” rikthen rezolutën e vitit 2011

Heqja e taksës 100%, qeveria “Kurti” rikthen rezolutën e vitit 2011

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar rikthim te rezoluta e 7 dhjetorit të vitit 2011, sa i takon taksës 100% mbi mallrat serbe. Rezoluta para shikon reciprocitetin politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë. Një rezolutë-platformë tjetër me parimet e dialogut do të miratohet në Kuvendin e Kosovës, ku do të përfshihen parimet mbi bazën e të cilave duhet të udhëhiqet dialogu - është zotimi tjetër i partnerëve qeverisës, VV-LDK, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kabineti i kryeministrit Kurti po shqyrton përshtatjen e rezolutës me realitetin aktual, në mënyrë që të zëvendësohet taksa 100%.  

Rezoluta e vitit 2011 ka tri pika. E para, e detyron qeverinë të marrë masa të plota reciproke politike, ekonomike dhe tregtare ndaj Serbisë. Kurse në pikën e dytë thuhet se “Ministria e Tregtisë dhe Industrisë të nxisë dhe udhëheq bashkëpunimin me prodhuesit vendorë dhe ndërmarrjet tregtare për gjetjen e zëvendësimeve për produktet nga Serbia. Po ashtu, kërkohet që qeveria t’i forcojë të gjithë mekanizmat shtetërorë për ta siguruar zbatimin e përpiktë të masave të reciprocitet.

Disa muaj pas kësaj rezolute, kryeministri i atëhershëm, tani president, Hashim Thaçi, pati imponuar një kundërrezolutë që praktikisht anulonte reciprocitetin me Serbinë.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy