Tahiri pyetet për akuzat e Manjanit, ja si përgjigjet

Tahiri pyetet për akuzat e Manjanit, ja si përgjigjet

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, kanë shmangur çdo koment në lidhje me shkarkimin e ministrit të Drejtësisë dhe akuzt që ai hodhi në drejtim të tyre pas këtij vendimi.

Në daljet e tyre publike sot, Rama dhe Tahiri, nuk bënë asnjë koment në lidhje me zhvillimin e djeshëm në kabinetin qeveritar.

Megjithatë, gazetarët kanë ngulur këmbë duke i drejtuar Tahirit një pyetje në lidhje me akuzat e Manjanit. Tahiri është shprehur se qeveria e ka seriozisht me luftën kundër korrupsionit.

Zoti Manjani tha që është kërkuar shkarkimi tuaj. Keni koment?

Tahiri: Unë besoj që qytetarët e kanë të qartë domosdoshmërinë që kemi ne për të luftuar korrupsionin brenda Policisë së Shtetit. Ashtu sikurse e kanë të qartë se kjo nuk është një betejë që fitohet vetëm nga punonjësit e policisë, kjo është një betejë që fitohet bashkë me qytetarët. Policët po bëjnë maksimumin dhe 39 të arrestuar vetëm gjatë janarit është prova më e mirë. Është po njëlloj kujtesa më e mirë për këdo që nuk e ka kuptuar se ne e kemi seriozisht me luftën kundër korrupsionin dhe është përgjigje e mjaftueshme për çdo pyetje tuaj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy