
Shqiptarët kanë një marrëdhënie të gjatë dhe relativisht pozitive me fushatat e ndryshme të vaksinimit përgjatë 100 viteve të fundit. Edhe në ditët më të vështira të komunizmit, ajo që mund të thuhet me siguri ishte se, të paktën përsa i përket vaksinimit, shteti socialist ka bërë maksimumin, si në fushën edukuese dhe në organizimin e fushatave vaksinuese rutinë apo dhe në raste shpërthimi epidemish. Gjithsesi, përballë situatës ku gjendemi në pandeminë e Covid-19, nuk mund të themi se tradita hyn shumë në punë, për më tepër që tashmë, politika ka ndërhyrë, duke shtuar në maksimum dyshimet ndaj vaksinave në qarkullim. Por ku është pozicionuar Europa në këtë përballje dhe ku gjendet



