Shkencëtarët rusë hedhin një hap të rëndësishëm në fushën e transplanteve

Shkencëtarët rusë hedhin një hap të rëndësishëm në fushën e transplanteve

Shkencëtarët rusë ia kanë dalë të bëjnë funksionale një zemër miu pas 24 orësh ruajtje në temperaturë të ulët. Kjo shënon një tjetër hap përpara, pas rastit të një rikthimit të funksionit të zemrës së një bretkose pas 45 ditësh në ruajtje kriogjenike.

Eksperimenti është kryer nga një ekip shkencëtarësh rusë të drejtuar nga Anatoly Kovtun, i Fondacionit rus për Kërkime të Avancuara.

Në një prononcim për Sputnik, shkencëtarët rusë treguan se si u krye procedura në rastin e miut. Ata shprehen se transplanit është bërë në një pozicion të tillë që i ka lënë mundësi brejtësit të ketë dy zemra: të vetën dhe atë të transplantuar. Zakonisht, minjtë që shërbejnë për eksperimente të tilla nuk jetojnë më shumë se 10 ditë pas transplantit. Por ky rast mund të konsiderohet i suksesshëm për faktin se zemra e transplantuar e ka kryer funksionin e saj gjatë gjithë jetës së miut.

Transplantet e organeve, sidomos ai i zemrës, kanë afat të kufizuar kohor. Në kushtet e një ruajtjeje optimale, zemra nuk mund të “jetojë” më shumë se 4-6 orë pas heqjes nga trupi i dhuruesit. Kjo e bën të pamundur transportimin e saj në distanca të gjata. Kjo do të thotë se shumë dhurues potencialë nuk mund t’i shpëtojnë jetën dikujt tjetër për shkak të kohës së kufizuar.

Sa u përket kushteve, ruajtja kriogjenike duhet të përmirësohet dhe të testohet më tej për ta përshtatur për organet njerëzore. Shkencëtarët rusë po punojnë për të krijuar një platformë të përshtatshme që do të lejonte ruajtjen e organeve të gjitarëve. Ata e shohin këtë arritje si një perspektivë 10-15 vjeçare.

Në Rusi, shumë pacientë vdesin ndërsa janë në pritje të transplantit të zemrës. Ky zhvillim i mjekësisë atje mund të kursejë mijëra jetë në vitet e ardhshme.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy