100 euro gjobë dhe 30 ditë pezullim patentë për ata që drejtojnë makinën duke pirë kafe

100 euro gjobë dhe 30 ditë pezullim patentë për ata që drejtojnë makinën duke pirë kafe

Konsumimi i kafes dhe pijeve të tjera gjatë drejtimit të makinës është i ndaluar për shoferët në Greqi dhe shkelja mund të dënohet me gjobë.

Sipas mediave greke, Greqia ka rritur gjobën si dhe ka ashpërsuar edhe më tej ligjin me heqje patente për ata që konsumojnë kafe apo pije të tjera teksa drejtojnë makinën.

Kjo për shkak se mund të shpërqendrojë shoferin dhe të rrezikojë sigurinë e pasagjerëve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.

Gjithashtu mund të ndryshojë drejtimin e mjetit pa u vënë re nëse shoferi përpiqet të pijë nga filxhani ndërsa automjeti është në lëvizje.

Në rast se ndonjë nga skenarët e mësipërm bie në vëmendjen e Policisë Rrugore, atëherë drejtuesi i kundërvajtjes dënohet me gjobë administrative prej 100 euro dhe heqje në vend të patentës së drejtimit për tridhjetë e 30 ditë.

Në lëvizje, me njërën dorë të lidhur nga një gotë ose ndonjë objekt tjetër, aftësia e shoferit për të kryer manovrat e nevojshme, veçanërisht në raste urgjente, zvogëlohet në mënyrë drastike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy