Gjykata Kushtetuese vendos sot për shkarkimin e Presidentit Meta

Gjykata Kushtetuese vendos sot për shkarkimin e Presidentit Meta

Gjykata Kushtetuese do të vijojë sot seancën e ndërprerë të dy ditëve më parë për të shqyrtuar vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Në seancën e së martës u trajtua pjesa e kërkesave të Presidencës dhe përfaqësuesve të Kuvendit, ndërkohë që Kushtetuesja rrëzoi kërkesat e Metës për dorëheqje ose shkarkim të gjyqtarëve apo edhe që të rivotohej shkarkimi edhe nga Parlamenti i ri.

Seanca do të fillojë në orën 10:00, ndërsa vetëm pak orë para, Meta ka reaguar me një mesazh 'të koduar' në Facebook.

"Mirëmëngjesi të dashur miq! Kryesorja në jetë të ruajmë 1 dhe të mos e kemi mendjen te shtimi i zero, sepse pa 1 gjithçka zhbëhet në zero absolute", shkruan Meta.

Në seancën e mbajtur më 1 shkurt, që në fillim të saj, përmes një kërkese të depozituar Presidenca kërkoi përjashtimin e gjyqtarëve që sipas tyre nuk plotësojnë kushtet ligjore për të qenë pjesë e procesit.

Ndërkohë që Dervishaj ka thënë gjithashtu se Vitore Tusha, Fiona Papajorgji dhe Përparim Kalo duhet të japin dorëheqjen pasi kanë konflikt interesi për këtë çështje.

Gjykata Kushtetuese i ka rrëzuar këto kërkesa. Sipas Gjykatës është rrëzuar kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Vitore Tusha pasi shkaqet janë të pabazuara. Gjithashtu janë rrëzuar kërkesat edhe për përjashtim të gjyqtarëve të tjerë. Gjykata Kushtetuese nënvizon se pretendimi i Presidencës për tejkalim të afateve është i pabazuar.

Presidenca gjithashtu ka shtruar pretendimet se votimi i shkarkimit duhet të bëhet nga Kuvendi i ri pasi mandati i atij që e shkarkoi ka mbaruar, se Kuvendi i kaluar ishte jo legjitim etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy