Manifestimi i Presidentit/ Ish-anëtari i Gjykatës së Strasburgut hap protestën për Kushtetuten

Manifestimi i Presidentit/ Ish-anëtari i Gjykatës së Strasburgut hap protestën për Kushtetuten

Ka filluar protesta e qytetarëve në sheshin “Dëshmorët e Kombit” në manifestimin e presidentit Ilir Meta.

Që në hapje të saj, presidenti Meta bëri sërish simbolin e shqiponjës për tia lënë vendin më tej himnit kombëtar.

Manifestimin e hapi zyrtarisht aktori Neritan Licaj i cili ftoi të merrte fjalën, ish anëtarin e Gjykatës së Strazburgut, Ledi Bianku.

Gjatë fjalës së tij të shkurtër ai dha katër arsyet që e bënë ti bashkohej këtij tubimi.

Sipas tij, në një vend ku nuk ka Gjykatë Kushtetuese nuk mund të flitet për demokraci dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut.

"Falenderoj presidentin Meta për ftesën. Çfarë arsyesh më bën të vija këtu. 4 arsye mu dukën të mjaftueshme. Rëndësia e këtij tubimi, mbrojtja e Kushtetutës. Debati president mazhorancë nxjerr një tjetër problem, mungesa e Gjykatës Kushtetutese. Pa asnjë gjykatë nuk kemi më forcën e ligjit që vepron por kemi ligjin e forcës. Kjo çon te arsyeja e dytë. Në një vend ku presidenti nuk ka një organ të pavaruru, mendoni çfarë mundësish kanë qytetarët e thjeshtë kur ja shkel qeveria?  Unë kam ardhur që tju them se këtu jemi për pushtetin kushtetutes që ti drejtohen gjykatave të pavarura kur iu shkelen të drejtat.

Çfarë emri i vihet kësaj situate? A mund të themi se kemi shtet të së drejtës në këto situata? Në këtë absurd kushtetues, aq më tepër kur stina e protestave kanë shpërthyer edhe në vende të tjera, si do reagojnë bashkëkombasit e mi? Një popull që fle në demokraci ka rëndësi të zgjohet në diktaturë", u shpreh ndër të tjera Bianku.

Në foltoren e vendosur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" u ngjit edhe artisti Bujar Kapexhiu.

Në fjalën e tij, Kapexhiu u shpreh se ndodhet në tubim kundër atyre që kërkojnë të shkelin e të tjetërsojnë Kushtetutën e vendit.

Të nderuar motra e vëllezër, bashkatdhetar.

Këtu jemi mbledhur për dy ide, dy detyra: të mbrojmë dhe mos pranojmë.

Të mbrojmë ligjin e të vërtetës.

Në të njëjtën kohë, në çaste të veçanta jam ndjerë dhe demokrat, socialist, legalist. Por vetëm për të mirën e Shqipërisë dhe në interes të atdheut tim.

Në këto çaste jam me të gjithë, të gjithë ju që jeni në mbrojtje të ligjit e kushtetutës.

Jam kundër të gjithë atyre që duan ta shkelin, deformojnë ligjin për interesa të ngushta personale apo të një grupi të caktuar.

Morëm më të keqen e diktaturës dhe po shpikim më të keqen e demokracisë.

Pse të japim shuplaka për humbësit dhe jo puthje për fituesit.

Mallkuar qoftë kush shpiki shuplakat.

Në çdo fushatë gënjehet, në çdo seancë gënjehet, në çdo kongres gënjehet. Politika është e mbushur me pinokë.

E vërteta mbrohet nga ju.

Ky është një podium që e ka thirrur presidenti Ilir Meta, herë tjetër e ka thirrur Sali Berisha, Edi Rama, Lulzim Basha. Po nuk ka rëndësi se kush është, kur është në mbrojtje të të drejtave.

Sa bukur do të ishte që të gjithë kur të kthehemi në shtëpi, të premtojmë në heshtje: Unë nuk do të godas" , u shpreh Kapexhiu. 

Boksieri Kristian Demaj, 11 herë kampion bote ka marrë pjesë në manifestimin e Presidentit. Demaj tha se sot është një betejë për Kushtetutën dhe për demokracinë.

“Të dashur miq jam i lumtur që jam sot këtu përpara jush. Vi këtu pasi kam fituar titullin ndërkombëtar. Zemra ime është vetëm kuqezi. Zemra ime rreth për këtë vend. Nuk duhet të lemë vendin që të shpopullohet. Shqiponjat duhet të kthehen dhe të jetojnë në shtëpinë e tyre. Beteja për Kushtetutën është për të gjithë ne. Të mbrojmë Kushtetutën dhe demokracinë”, tha boksieri.

Regjisori Edmond Budina ka mbajtur sot një fjalë në manifestimin e Presidentit Ilir Meta. Nga podiumi para mijëra qytetarëve Budina është shprehur se sot duhet të mbrojmë demokracinë.

Në fjalën e tij regjisori u shpreh se ai nuk ka ardhur si mik i Metës, por si një emigrant që do të të luftojë për demokracinë dhe të mbrojë Kushtetutën.

“30 vite më parë ne kishin një nëdërr ta bënim Shqipërinë si gjithë Evropa, mbas 30 vitesh kthehem këtu për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa. Jam këtu për ta mbrojtur vendin nga kjo diktaturë e re. Jemi këtu për të mbrojtur Kushtetutën nga ata që duan ta uruzpojnë. Nuk jam këtu  si mik i Ilir Metës, por kam ardhur të mbroj demokracinë. Jam emigrantë dhe i di të gjitha vuajtjejt.E di çfarë është të të vdesin pridnërit dhe mos ti shikosh,. E di çfarë është që të shikosh në Kuvend deputetët me firmato dhe pensionistët të mos kenë lëkë për ilaçet. Duhet të shporrim këtë oktapod që nuk ka asgjë socialiste, të mbrojmë Kushtetutën“, u shpreh Budina.  

Manifestimi do të zgjasë dy orë dhe pritet të përfundojë në orën 19:00. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy